Platforma online Shift2Games është menduar për këdo që është i interesuar të hyjë në botën e zhvillimit të lojërave ose të kërkojë mundësi në një nga sektorët e shumtë të industrisë kreative me rritjen më të shpejtë globalisht. Kjo vlen njëlloj për ata që janë në procesin e gjetjes së punës së tyre të parë dhe për ata që tashmë janë në marrëdhenie pune, por që kërkojnë të kalojnë në industrinë e lojërave. Nxënës të shkollave të mesme, studentë universiteti, profesionistë të rinj ose individë me eksperiencë – ne besojmë se të gjithë do të gjeni informacion dhe përmbajtje të dobishme nëse jeni të interesuar për një karrierë profesionale në industrinë e lojërave.
Kjo platformë online është pjesë e projektit më të gjerë Shift2Games, i mbështetur nga Shoqata Serbe e Lojërave (SGA), së bashku me partnerët, anëtarët dhe sponsorët e saj të shumtë, pa të cilët një projekt i tillë nuk do të ishte i mundur. Ju mund të mësoni më shumë rreth SGA në faqen e internetit të organizatës dhe më shumë rreth këtij projekti dhe partnerëve të përfshirë në faqen Rreth Projektit.
Ne e kuptuam ekzistencën e një nevojë të madhe për të dhe ndjemë dëshirën për ta trajtuar atë në mënyrën e duhur. Ne synojmë të rrisim ndërgjegjësimin për mundësitë profesionale të disponueshme në industrinë e lojërave dhe të ndihmojmë në kapërcimin e stigmës së pranishme me brezat më të vjetër.
Ne duam të ndihmojmë kompanitë në tërheqjen e kandidatëve më të mirë të mundshëm për vendet e tyre të punës dhe t’ju ndihmojmë të përgatiteni në mënyrë sa më efektive për këto mundësi.
Jo! Përveç website-it, projekti ynë përfshin një seri serialesh televizive tematike që mund t’i ndiqni në kanalin SK esports, si dhe në kanalin SGA YouTube.
Çdo vit, organizohet gjithashtu një panair pune që lidhet me fushën e lojërave dhe fusha të tjera “të teknologjisë kreative”. Shoqata Serbe e Lojërave (SGA), Shoqata Maqedonase e Industrisë së Lojërave (MGI), Aleanca Bit nga Bosnia dhe Hercegovina (BA), Monte Games nga Mali i Zi (MG), Komuniteti Shqiptar i Lojërave (AGC), Kosovo Game Developers (KGD) organizojnë këto evente dhe kanë gjithashtu plane për një sërë aktivitetesh dhe seminaresh më të vogla për t’ju ndihmuar të përgatiteni më mirë lidhur me punësimin në fushën e zhvillimit të lojërave.
Ju gjithashtu mund të ndiqni profilet e mediave sociale të disa kompanive të industries të lojërave që herë pas here publikojnë kontent në pozicione specifike në lojëra, ngjashmëritë dhe dallimet e tyre.
Jo, asnjë kompani individuale lojërash nuk qëndron pas kësaj faqe interneti. Megjithatë, e gjithë industria rajonale e lojrave është në fakt pas saj, e cila është e përbërë nga kompani lojrash që janë anëtare të këtyre organizatave: Shoqata Serbe e Lojërave (SGA), Shoqata Maqedonase e Industrisë së Lojërave (MGI), Aleanca Bit nga Bosnia dhe Hercegovina (BA), Monte Games nga Mali i Zi (MG), Komuniteti Shqiptar i Lojërave (AGC), Kosovo Game Developers (KGD).
Luajtja dhe krijimi i videolojërave janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Prandaj, fokusi këtu nuk është në lojëra, zhanre apo kompani specifike, por tek njerëzit, aftësitë dhe proceset pas një videoloje të mirë, zhvillimi i së cilës shpesh kërkon vite për tu bërë.
Sigurisht që nuk duhet të injorojmë lojërat “e këqija”, sepse mësojmë më së miri nga gabimet. 🙂
Ata që pëlqejnë të luajnë lojëra janë sigurisht në avantazh kur bëhet fjalë për gjetjen e një pune në këtë industri, sepse përvoja e përdoruesit/lojtarit është gjithmonë prioritet dhe ekipe të tëra punojnë në aspekte shumë të ndryshme të një loje për të arritur qëllimin përfundimtar – në mënrë që lojtari të shijojë, të frymëzohet dhe të dëshirojë ta luajë lojën deri në fund, apo edhe ta luajë atë disa herë.
Ju shpesh lexoni në media se kjo është një nga industritë me rritje më të shpejtë globalisht, duke tejkaluar industritë e filmit dhe muzikës sëbashku për sa i përket vlerës. Gati gjysma e popullsisë së botës luan videolojëra – është tejkaluar shifra e tre miliardë lojtarëve.
Është një industri dinamike, shumë kreative që mban ritmin, por gjithashtu edhe krijon disa nga teknologjitë dhe inovacionet e reja kryesore që kanë aplikime shumë më të gjera. Fitimet në industrinë e lojrave janë konkurruese, kushtet janë cilësore, kompanitë janë inovative dhe profesionistët që punojnë në to janë përgjithësisht të apasionuar pas punës së tyre. Projektet dhe produktet me të cilat punoni mund të arrijnë miliona lojtarë. Pa punë të mire në ekip, nuk ka rezultate dhe njohuritë ndahen në mënyrë bujare. Zhvillimi i aftësive “të vështira” dhe “të buta” është një pjesë integrale e punës. Komuniteti i krijuesve të lojërave është i lidhur mirë dhe gjithmonë i gatshëm për të mbështetur dhe ndihmuar ata që janë në fillim të rrugëtimit të tyre.
Disa pozicione që mund të jenë të njohura për ju nga industri të tjera (dizajn, IT, arkitekturë, marketing, etj.) në kontekstin e lojërave mund të kenë një karakter ose funksion krejtësisht të ndryshëm. Për shembull, “dizajni i lojës” nuk i referohet asnjë aspekti të dizajnit vizual të lojës (i cili trajtohet nga shumë pozicione të tjera në departamentin artistik), por më tepër I referohet konceptualizimit të vetë lojës, duke përcaktuar zhanrin e saj, lojtarin ideal, dinamikën, mekanikat, sistemet..
Ky është vetëm një nga shumë shembuj. Marketingu, zhvillimi i biznesit, përvetësimi i përdoruesve dhe fusha të tjera gjithashtu kanë specifikat e tyre brenda lojërave.
Kjo është pikërisht një nga arsyet pse krijuam këtë faqe interneti, e cila përmban një indeks profesionesh të ndarë sipas departamenteve/sektorëve, si dhe një përshkrim të detajuar të secilit, kompetencat e kërkuara, mjetet e përdorura, burimet interesante, etj.
Industria e lojrave është jashtëzakonisht multidisiplinare. Kjo do të thotë që në një projekt të zhvillimit të lojërave, mund të hasni art, inxhinieri, animacion, modelim 3D, shkrim, tema biznesi, aspekte ligjore, ekonomi, fizikë, matematikë, antropologji, psikologji dhe shumë profesione të tjerë nga disiplina teknike, artistike dhe humanitare. Ekzistojnë gjithashtu shumë “sektorë mbështetës” si departamentet e marketingut, burimeve njerëzore ose ligjore. Duke marrë parasysh të gjitha këto, ne garantojmë se ka një vend për ju në këtë industri, edhe nëse nuk dini një rrjesht të vetëm kodi!
Ne planifikojmë të krijojmë një të ashtuquajtur “self-test” në faqen kryesore, përmes të cilit çdokush mund të – duke iu përgjigjur 10-20 pyetjeve në lidhje me arsimimin, aftësitë dhe preferencat e tij – të marrë sugjerime se në cilët sektorë të zhvillimit të lojërave dhe punëve mund të përshtaten më mirë. Ky nuk është një test përfundimtar se për cilën punë jeni menduar, por një udhëzues që mund t’ju drejtojë drejt pozicioneve për të cilat mund të mos keni ditur ose keni menduar se mund të punoni.
Një kombinim i arsimit formal dhe joformal është zakonisht ai fitues. Por, ka edhe mjaft individë të pasionuar autodidakt në industri që kanë fituar njohuri dhe aftësi vetë përmes punës dhe praktikës së përkushtuar. Disa universitete ofrojnë kurse ose programe që lidhen me zhvillimin e lojërave, dhe ka edhe qendra trajnimi të dedikuara për aftësitë e vështira (mjete të ndryshme softuerike, etj.). Ju mund të mësoni më shumë rreth kësaj në faqen “Edukimi”.
Praktika ju meson më së miri, ndaj ju sugjerojmë të jeni proaktiv në kërkimin e mundësive për praktika ose bashkëpunime me mentorë më me përvojë. Ju gjithashtu mund të merrni një projekt personal si një sfidë e vogël që do të kontribuojë në portofolion tuaj (kjo vlen veçanërisht për rolet artistike dhe teknike).
Për ata që tashmë punojnë në një industri plotësuese dhe duan të kalojnë tek videolojërat, Shoqata Serbe e Lojërave (SGA), Shoqata Maqedonase e Industrisë së Lojërave (MGI), Aleanca Bit nga Bosnia dhe Hercegovina (BA), Monte Games nga Mali i Zi (MG), Komuniteti Shqiptar i Lojërave (AGC), Kosovo Game Developers (KGD) do të organizojnë evente dhe seminare për të ndihmuar drejt asaj rruge.
Jo, ky website dhe projekti nuk e kanë këtë qëllim.