Shift2Games 2.0 – tani në katër gjuhë të tjera!

 

 

Platforma unike digjitale për orientim profesional në sektorin e video lojërave është lokalizuar në tre gjuhë të tjera, me një version shtesë të destinuar për përdoruesit nga i gjithë rajoni!

Më 5 dhjetor, versioni i ri i platformës Shift2Games u lançua zyrtarisht në Shkup. Eventi u organizua nga SGA (Serbian Games Association) dhe MGI (Macedonian Gaming Industry Association), dhe MGI gjithashtu u përfshi në lokalizimin e platformës në gjuhën maqedonase.

Përveç gjuhës maqedonase, tani e tutje përmbajtjen e faqes në internet mund ta lexoni edhe në shqip, falë bashkëpunimit me AGC (Albanian Gaming Community), dhe SGA është kujdesur që ajo të jetë e kuptueshme në mbarë botën duke e përkthyer në anglisht

Një version shtesë, “universal” është menduar për përdoruesit nga i gjithë rajoni. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse Shift2Games është një burim unik dhe akoma nuk ka një vend të dedikuar ku mund të marrim informacion më të detajuar për 50 pozicione në industrinë e lojrave në 10 fusha të ndryshme deri më sot. Përveç kësaj, është e mundur të gjenden deklarata të ekspertëve në platformë në formën e blogjeve, si dhe intervista brenda gjashtë episodeve të serisë Shift2Games, të cilat tani janë të disponueshme edhe me titra në anglisht.

 

Platforma lancua në pranverën e vitit 2023 në gjuhën serbe, dhe që nga ajo kohë si pjesë e saj mbahen Ditët e Karrierës në Serbi. Janë planifikuar gjithashtu një sërë ngjarjesh dhe punëtorish më të vogla që do të ndihmojnë edhe studentët e shkollave të mesme dhe universitetet, si profesionistë të rinj të përgatiten më mirë për punësimin e tyre në fushën e zhvillimit të video lojërave. 

Pas këtyre ngjarjeve të ardhshme dhe versionit të ri të kësaj platforme qëndron e gjithë industria rajonale e video lojërave, e cila përbëhet nga anëtarët e këtyre shoqatave: SGA (Serbian Games Association), MGI (Macedonian Game Industry Association), Bit Alliance (BA) nga Bosnja dhe Hercegovina, Monte Games (MG) nga Mali i Zi, AGC (Albanian Gaming Community) nga Shqipëria dhe Kosova Game Developers (KGD). 

Shift2Games nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e programit RECONOMY. RECONOMY është një program rajonal i zhvillimit ekonomik gjithëpërfshirës dhe të gjelbër i Agjencisë Suedeze për Zhvillim Sida, i cili zbatohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation, në bashkëpunim me organizatën Help – Hilfe zir Selbsthilfe e.V. dhe partnerë të tjerë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të Partneritetit Lindor.