Fillimi i procesit të krijimit të një loje mund të jetë i ndërlikuar për shkak të aksesit në mjetet që ju nevojiten. Pavarësisht nëse planifikoni të tregtoni lojën tuaj të parë ose është thjesht një projekt me të cilin dëshironi të praktikoheni, mjetet falas janë thelbësore edhe sikur të jeni duke u përpjekur të krijoni një lojë.
Përpara se të kalojmë në shembuj specifikë, është mirë të dimë se shumica e mjeteve të krijimit të lojërave video në internet ofrojnë plane të shumta të paguara dhe versionet e tyre të thjeshtuara shpesh janë falas për t’u përdorur, kështu që mbani në mend se ndërkohë që shumica e këtyre mjeteve janë falas për publikun, funksionaliteti i plotë ndonjëherë do të duhet të paguhet.
Por duke qenë se kjo është videoloja juaj e parë, do të shpresojmë që ajo që mund të mos jetë e disponueshme tek vetë mjeti, ju mund ta kompensoni me entuziazëm dhe përpjekje.
Ne i kemi ndarë mjetet sipas departamenteve në zhvillimin e videolojërave, ndaj do t’i paraqesim në këtë mënyrë në tekstin e mëposhtëm. Le të fillojmë.
Në këtë pjesë të prodhimit të lojërave video, qëllimi është të merremi me strukturën e vetë lojës, elementet themelore emocionale të historisë së saj dhe elementët e lojës që do të përfshihen në të. Kjo punë trajtohet nga ekipe kreative, detyra e të cilave është të konceptojnë historinë, nivelet, personazhet dhe bazat e mekanikës së lojës.
Stencyl
Stencyl është një mjet i shkëlqyer i nivelit fillestar për krijimin e lojërave të thjeshta Flash. Prandaj, nëse doni të bëni diçka të thjeshtë, origjinale dhe 2D, Stencyl është një mjet i mrekullueshëm për të filluar.
Nuk kërkon kodim, gjithçka është pak a shumë drag dhe drop dhe është plotësisht falas për praktikë, si dhe nëse keni ndërmend ta publikoni lojën tuaj në internet.
Për të gjitha platformat e tjera (iOS, Android, Windows, Mac, Linux, HTML5) ka një çmim, të cilin mund ta kontrolloni në faqen e tyre të internetit.
Një nga disavantazhet e këtij mjeti është pikërisht fokusi i tij te thjeshtësia – gjërat më komplekse do të jenë më të vështira për t’u kryer. Në përgjithësi, është një hap i parë shumë i mire.
Unity
Si mund të mos përmendim Unity, i cili duhet të hyjë në çdo listë të mjeteve të zhvillimit falas të lojërave.
Ju mund të krijoni lojëra në një mjedis 2D ose 3D, nuk keni nevojë të bëni gjithçka nga e para, pasi Unity ofron koleksionin e vet të aseteve, mbështet çdo sistem dhe është relativisht i lehtë për t’u mësuar.
Siç e përmendëm më herët, Unity është gjithashtu falas, por deri në një farë mase – nëse zgjidhni një plan për përdorim personal ose nëse jeni student, do të jetë falas për ju, ku përfshet aksesi në mjet, por jo funksionaliteti tij i plotë.
Një nga disavantazhet më pak të zakonshme të këtij mjeti është se ai ka gjuhën e tij të programimit, e cila mund t’i vështirësojë gjërat pak më shumë.
Ndërsa versionet falas nuk ofrojnë të gjithë funksionalitetin, por vështirë se do t’ju duhet shumë më tepër sesa ato që ofron për lojën tuaj të parë.
Duke qenë se videolojërat, siç sugjeron emri i tyre, janë kryesisht një medium vizual, është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje aspektit të tyre vizual. Këtu hyn përzgjedhja jonë e mjeteve që mund të jenë të dobishme për lojën tuaj të parë.
Një mjet plotësisht falas, me burim të hapur, me një licencë që lejon përdorimin për qëllime komerciale dhe edukative dhe është më i gjithanshëm se softuerët e tjerë 3D. Është vërtet fantastik për hapat e parë në lojën tuaj të parë.
A ka komplikacione? Epo, ka: Blender nuk është shumë i lehtë për t’u zotëruar nëse jeni fillestar dhe kërkimi i burimeve mund të marrë shumë kohë, megjithëse përdoruesit zakonisht gjejnë zgjidhje për këtë, duke marrë parasysh natyrën e tij me burim të hapur.
Meqenëse ndryshimet në Blender bëhen nga njerëzit që e përdorin atë, mund të prisni versione të reja herë pas here, si dhe gabime të herëpashershme.
Dhe tani një mjet animacioni 2D me një origjinë. Opentoonz është një mjet me burim të hapur, falas për përdoruesit dhe në përsëritjen e tij të mëparshme, kur quhej Toonz, u përdor edhe për anime të famshme si Princess Mononoke.
Ai ofron ekskluzivisht animacion 2D, si për qëllime komerciale ashtu edhe jokomerciale, dhe cilësia e shërbimit thuhet se është e pakrahasueshme.
Problemet mund të lindin me disponueshmërinë e teksteve të tij mbështetëse pasi është krijuar për tregun japonez, por edhe këtu mund të mbështeteni në karakterin e tij me burim të hapur.
Asnjë lojë nuk mund të ekzistojë pa programim, kështu që ne bëmë një kërkim të vogël se pa çfarë mjetesh nuk mund të krijoni lojën tuaj të parë. Meqenëse është e nevojshme nga ana e programimit që vizioni i lojës suaj të kthehet në kod, kjo do të thotë që ju duhen njohuri në një gjuhe programimi, si dhe njohja e një platforma zhvillimi, kështu që vendosëm për dy shembujt e mëposhtëm.
Për programimin e videolojërave, C++ është një gjuhë pa të cilën vështirë se mund ta krijoni. Ndërkohë wë nuk është e vetmja gjuhë në përdorim për programimin e videolojërave, disa veçori e bëjnë atë një hap të parë të shkëlqyeshëm.
C++ ju lejon të ripërdorni kodin e shkruar më parë, mund të specifikoni se sa memorie përdor kodi juaj manualisht, ka një komunitet të madh për shkak të ekzistencës së saj të gjatë dhe shumë kurse janë të disponueshme plotësisht falas.
Edhe pse mund të mos jetë gjuha më e lehtë për t’u mësuar, duhet theksuar se, për shembull, Unreal Engine është shkruar dhe krijuar pikërisht me C++, që është një hyrje e shkëlqyer për shembullin tonë të ardhshëm.
Unreal Engine është një nga legjendat e zhvillimit të videolojërave dhe ka qenë në krye të paraqitjes grafike që nga fillimi i këtij shekulli.
Sot, Unreal engine ofron një licencë që është plotësisht falas për qëllime vetjake, me cilësi të mahnitshme grafike, kodim të thjeshtë të bazuar në C++ (kjo është arsyeja pse Programuesit shpesh e zgjedhin) dhe ka një emër dhe histori në industrinë e lojërave AAA.
Si pengesë mund të themi se e gjithë paketa e C++ dhe Unreal kërkon kohë për tu mësuar, megjithatë, ne besojmë se ky nuk është problem nëse entuziazmi juaj është I forte.
Megjithëse industria AAA ka ekipe të tëra të dedikuara për dizajnin e zërit (mendoni për videon e shkëlqyer kushtuar tingujve në Mortal Kombat 11), ne do t’i drejtohemi diçkaje shumë më të thjeshtë për lojën tuaj të parë. Do të supozojmë se është e rëndësishme që ajo të ketë një tingull cfarëdo, kështu që do t’i përmbahemi një shembulli më të thjeshtë.
Nuk do të shkojmë më tej se një mjet falas, gjithëpërfshirës dhe më i thjeshti që mund të hasni.
Freesound.org ka një koleksion të madh tingujsh dhe muzike që mund t’i dëgjoni plotësisht pa pagesë në faqen e internetit.
Nëse dëshironi t’i shkarkoni, duhet të krijoni një llogari dhe shumica e klipeve i përkasin kategorisë së përdorimit falas, që do të thotë se ato mund të përdoren si për qëllime personale ashtu edhe komerciale.
Rekomandohet, për çdo rast, të kontrolloni licencën për çdo tingull që ju pëlqen, gjë që nuk duhet të jetë problem nëse thjesht dëshironi të praktiheni në lojën tuaj të parë. Nëse dëshironi ta publikoni lojën tuaj diku, atëherë kushtojini vëmendje tingullit që përdorni.
Si një përfundim i shkurtër i këtij teksti, ne dëshirojmë t’ju inkurajojmë të filloni me lojën tuaj të parë, pavarësisht se sa kërkuese mund të jetë një ndërmarrje nga ana juaj. Duke marrë parasysh që shumë mjete janë falas, të paktën mund të përpiqeni të bëni diçka – gjë që në vetvete me siguri do të jetë argëtuese.
Gjithashtu, mbani mend se rekomandimet tona nuk janë të vetmet – ka shumë më tepër mjete se kaq! Nëse e keni të vështirë përdorimin e ndonjërit nga këtyre mjeteve, mos ngurroni të bëni hulumtimin tuaj, me siguri do të gjeni diçka që ju përshtatet.
Dhe së fundmi – fat të mbarë!