NGA FILMA TE LOJËRA – MAMA Production

Çfarë bën Mama Production?

Mama Production është një studio animacioni dhe live-action, e fokusuar kryesisht në lojëra. Ne merremi me projekte nga koncepti në realizim. Ndonjëherë klientët kanë nevojë që ne të krijojmë përmbajtje, ndonjëherë ne punojmë sipas udhëzimeve ekzistuese. Ofrojmë reklama të gatshme për klientët të cilat përfshijnë zërin dhe SFX, si dhe formate të personalizuara. 

Nga cila industri vini dhe çfarë bënit atje?

U diplomova në Produksion dhe fitova punën time të parë në organizimin e eventeve të ndryshme, pas së cilës mora punën time pasardhëse në film, ku punova për disa vite si Asistente Produksioni. Pas kësaj fillova të krijoja një familje, e cila më çoi në një drejtim tjetër sepse nuk mundja ose nuk doja të punoja 15 orë në ditë dhe të mos i shihja kurrë fëmijët e mi. Në fund të fundit, unë jam nënë, ha-ha!

Pas kësaj, kam punuar si Producenta në një studio për projekte që lidhen me postproduksionin, por ka pasur edhe shumë punë të lidhura me live-action, që është padyshim një nga aspektet e mia të preferuara të kësaj pune. 🙂 

Kur dëgjove për herë të parë për lojërat? Si e kuptove se ndoshta mund ta përdorje kreativitetin tënde atje?

Hyra rastësisht në industrinë e lojrave, pa asnjë plan – jeta më çoi në atë rrugë. Filloi me një klient, një tjetër, një të tretë pas tij… Ekipi ynë i Animatorëve dhe Dizajnerave gjithashtu u rrit. Zbulova se më pëlqenin shumë lojërat, sepse kam lirinë të shpreh kreativitetin tim, gjë që nuk ndodh realisht në projekte komerciale dhe në reklama në studio. Në lojëra, por edhe në dixhital, është faktor shumë i mirë që klientët janë të gatshëm të prodhojnë dhe testojnë shumë përmbajtje dhe ide të ndryshme. Në ekipin tonë, ne shpesh bëjmë shaka: “Hej, po kalojmë mirë dhe dikush tjetër po na paguan!” 😀 Pjesa ime e preferuar e kësaj pune është mendoj ide të reja.

Çfarë eksperiencash dhe aftësish të fituara më pare mund ti përdorësh edhe në lojëra?

Kam transferuar pothuajse të gjitha aftësitë që janë të rëndësishme në këtë punë: organizimin dhe shpërndarjen e punës, komunikimin, multitasking, vlerësimin e shtrirjes së punës dhe afatet… Psikologjinë mbi të gjitha – si të trajtohet secili klient, si të trajtohet secili artist.

Megjithatë, ekziston një segment interesant. Më duhej të çmësoja shumë gjëra në mënyrë që të merrja njohuri të reja dhe të isha e hapur ndaj përvojave të reja. Procesi i punës është krejtësisht i ndryshëm, më i shpejtë, më dinamik, më i shkurtër dhe më i lirë.

Për çfarë lloj projektesh po punoni tani?

Aktualisht jemi duke punuar në një projekt të madh për të cilin nuk më lejohet ende të flas. Është një projekt live-action që tani është në montazh dhe postproduksion. Kur të ketë përfunduar gjithçka, do të mburrem për të! 🙂

A është industria e lojrave ajo që prisje? Çfarë ju befasoi më shumë?

Nuk kisha pritshmëri dhe as nuk kisha në plan të hyja në industri. Ishte e vështirë për mua dhe është ende e vështirë të kuptoj natyrën globale të tregut dhe audiencës. Thjesht, kur kuptoj se ne punojmë për klientë lojërat e të cilëve kanë mbi 50 apo 100 milionë lojtarë, ndihem keq, ha-ha!

Kush kanë qenë klientët tuaj deri tani?

Ne patëm mundësinë të punonim me emra të mëdhenj si Angry Birds 2, Dream Blast, Happy Color, Niantic, Dragon City, Monster City dhe Disney Mirrorverse, si dhe SuperPlay dhe King.

Lajme

Platforma unike digjitale për orientim profesional në sektorin e video lojërave është lokalizuar në tre gjuhë të tjera, me një version shtesë të destinuar për përdoruesit nga i gjithë rajoni!

Add Your Heading Text Here