Social Media Manager

Menaxheri i Rrjeteve Sociale mbikëqyr dhe implementon fushata strategjike për rrjeter sociale për të angazhuar dhe ndërtuar komunitete rreth një loje ose marke specifike. Ata janë përgjegjës për krijimin e përmbajtjes në mënyrë që të jetë tërheqëse në platforma të ndryshme, si Twitter, Facebook, Instagram etj.. Ata ndërtojnë kalendarët e përmbajtjes, planifikojnë dhe ekzekutojnë transmetime të drejtpërdrejta dhe ndërveprojnë me komunitetin për të nxitur një mjedis pozitiv dhe entuziast në internet. Përveç promovimit të lojës, ata gjurmojnë tendencat dhe reagimet e lojtarëve dhe ofrojnë njohuri të vlefshme për ekipin e zhvillimit për përmirësime të vazhdueshme. 

Ky rol kërkon njohuri gjithëpërfshirëse të kulturës së lojërave, tendencave të industrisë dhe audiencës së synuar. Një Menaxher i Rrjeteve Sociale bashkëpunon me ekipin e Marketingut për të përshtatur përpjekjet e rrjeteve sociale me strategji më të gjera promovuese. Ata analizojnë matjet, gjurmojnë angazhimin dhe rregullojnë qasjen e tyre bazuar në të dhënat e performancës. Shpesh tregon avantazh nëse personi në këtë pozicion është lojtar, pasi kjo e lejon atë të lidhet me komunitetin në nivel personal dhe të shtojë vërtetësinë e pranisë së markës në rrjete. Në një mjedis dixhital gjithnjë në zhvillim, menaxheri i rrjeteve sociale luan rol dinamik në formimin e perceptimit të publikut për lojën dhe ndërtimin e një baze besnike fansash.

MJETET

Hootsuite

Salesforce

Discourse

WordPress

Trello

Google Analytics

Slack

Discord

BASHKËPUNIMI ME EKIPE TË TJERA

Menaxheri i Rrjeteve Sociale bashkëpunon me role të ndryshme në industrinë e lojërave për të siguruar një strategji marketingu kohezive dhe efektive. Komunikimi me zhvilluesit është thelbësor pasi ata ofrojnë njohuri për opsionet, përditësimet dhe ngjarjet e ardhshme që mund të promovohen në rrjete sociale. Duke punuar me ekipin e marketingut, menaxheri i rrjeteve sociale përshtat fushatat e rrjeteve sociale me përpjekje më të gjera promovuese, duke siguruar qëndrueshmëri në mesazhe dhe tek brandi në të gjitha kanalet. Ata ndajnë anën analitike dhe komentet e komunitetit me ekipin e zhvillimit, gjë që ndihmon në përsosjen e lojës dhe strategjive të saj të marketingut.

Për më tepër, bashkëpunimi me Menaxherët e Komunitetit është çelësi për ruajtjen e një baze pozitive dhe të angazhuar lojtarësh. Menaxheri i Rrjeteve Sociale shpesh punon krah për krah me ta për t’iu përgjigjur çështjeve dhe pyetjeve të lojtarëve dhe për të organizuar evente në komunitet. Koordinimi me influrncers dhe krijuesit e përmbajtjes është një aspekt tjetër i këtij roli, pasi këta individë mund të ndikojnë ndjeshëm në vizibilitetin e lojës. Duke kultivuar marrëdhënie me influencers, Menaxheri i Rrjeteve Sociale mund të rrisë shtrirjen e lojës dhe të tërheqë audiencë të re.

AFTËSITË

Në varësi të vjetërsisë, ky pozicion pritet të jetë në gjendje të zotërojë, të bëjë dhe të japë sa vijon:

AFTËSI TË VËSHTIRA

  • Menaxhimi i rrjeteve sociale
    • është i aftë të menaxhojë dhe navigojë  rrjetet e ndryshme sociale, kupton algoritmet e tyre dhe njeh tendencat dhe opsionet më të fundit.
  • Krijimi i përmbajtjes
    • krijon përmbajtje e cila është tërheqëse vizualisht, duke përfshirë pamje vizuale dhe video, si dhe tekst të përshtatur për një audiencë dhe platformë specifike.
  • Analiza e të dhënave
    • është e aftë në analizimin e matjeve dhe të dhënave për të gjurmuar performancën e fushatës, për të matur angazhimin dhe për të fituar njohuri në menyrë që të optimizojë strategjitë e ardhshme.

AFTËSI TË BUTA

  • Komunikimi
    • i përgjigjet komenteve dhe pyetjeve të lojtarëve, bashkëpunon me ekipet e brendshme dhe ndihmon në përcjelljen e mesazhit të brandit me anë të komunikimit të qartë dhe konciz.
  • Përshtatja
    • qëndron I përditësuar me tendencat e industrisë dhe ndryshimet e platformës dhe përshtat strategjitë e rrjeteve sociale në përputhje me rrethanat.
  • Ndërtimi i komunitetit
    • është empatik dhe lidhet vërtet me audiencën, është i aftë të nxis  ndjenjën e përkatësisë dhe krijon një komunitet pozitiv dhe gjithëpërfshirës.

PËRVOJA

Në varësi të vjetërsisë, ky pozicion pritet të jetë në gjendje të zotërojë, të bëjë dhe të japë sa vijon:

Junior

  • Krijon core content (Master Data Management), duke përfshirë pamje vizuale, tekst dhe video të thjeshta, kupton tonin dhe stilin që i përshtatet komunitetit dhe lojës ose markës specifike.
  • Monitoron rrjetet sociale, u përgjigjet komenteve, mesazheve dhe mentions në kohën dhe mënyrën e duhur, monitoron diskutimet dhe vështirësitë e mundshme në komunitet.
  • Gjurmon matjet kryesore si normat e angazhimit, shtrirja dhe rritja e ndjekësve për të vlerësuar performancën e fushatave të rrjeteve sociale dhe gjithashtu gjurmon për të rregulluar strategjinë.
  • Bashkëpunon në mënyrë aktive me Menaxherët e Komunitetit dhe profesionistët e marketingut, është i hapur për të mësuar nga kolegë me më shumë përvojë, pranon komente dhe fiton aftësi të reja.

Medior

  • Zhvillon dhe zbaton strategji të avancuara në lidhje me përmbajtjen, krijon fushata të ndryshme dhe tërheqëse, kupton nuancat e platformave të ndryshme, përshtat përmbajtjen për audiencën.
  • Është shumë i mirë në angazhimin e komunitetit, ndërton dhe menaxhon në mënyrë proaktive marrëdhëniet me komunitetin, organizon dhe drejton evente, forume ose kanale në Discord dhe merret me reagimet e ndryshme.
  • Përdor njohuri për të optimizuar strategjitë e rrjeteve sociale, identifikon modelet e përsëritura, analizon matjet e konvertimit dhe i zbaton ato në vendimmarrjen e drejtuar tek të dhënat.
  • Ka përvojë pune me influencers dhe krijues të content, identifikimin e partnerëve të mundshëm, negocimin e bashkëpunimeve dhe mbikëqyrjen e fushatave të marketingut e influencers.

Senior

  • Është i aftë në zhvillimin dhe zbatimin e planeve strategjike që kanë të bëjnë me prezencën e përgjithshme në rrjetet sociale dhe përshtatjen e strategjive me qëllime më të gjera marketingu.
  • Menaxhon krizat, trajton në mënyrë efektive çështjet e mundshme të PR, komunikon shpejt dhe strategjikisht, kupton ndjenjat e komunitetit dhe bashkëpunon në zgjidhjen e problemeve.
  • Koordinon fushatat që përfshijnë rrjete të ndryshme sociale, siguron mesazhe të qëndrueshme të markës dhe shfrytëzon veçoritë unike të secilës platformë.
  • Hulumton tregun dhe parashikon tendencat, qëndron i përditësuar me ndryshimet e industrisë dhe tendencave në zhvillim e mediave sociale dhe kupton preferencat e komunitetit në zhvillim.
MENAXHER I RRJETEVE SOCIALE // MARKETINGU //
MENAXHER I RRJETEVE SOCIALE // MARKETINGU //

ARSIMI

Nëse jeni të interesuar për një karrierë në marketing brenda industrisë së lojërave, një diplomë në marketing, komunikim ose biznes me fokus në mediat dixhitale dhe argëtim mund t’ju sjellë benefite. Kërkoni programe edukative që mbulojnë tema të tilla si strategjitë e marketingut dixhital, marketingu i mediave sociale, brendim, kërkim tregu dhe sjellja e lojtarëve. Të kuptuarit e aspekteve unike të tregut të lojërave, duke përfshirë demografinë e lojtarëve, tendencat dhe preferencat, është thelbësore për zhvillimin e fushatave efektive të marketingut. Kurset që ofrojnë përvojë praktike me mjetet e marketingut dixhital, platformat analitike dhe softuerin e menaxhimit të fushatave do t’ju japin aftësi praktike të rëndësishme për rolet e marketingut në industri.

Përveç arsimit formal, fitimi i përvojës praktike përmes praktikave të punës ose pozicioneve fillestare, veçanërisht në fushën e videolojërave ose argëtimit, mund të jenë shumë të vlefshmepër ju. Kërkoni mundësi për të punuar me kompanitë për të fituar njohuri mbi industrinë dhe për të ndërtuar një portofolio fushatash dhe projektesh marketingu. Njohja me profesionistë të industrisë dhe pjesëmarrja në evente dhe konferenca do t’ju ndihmojë gjithashtu të qëndroni të informuar për tendencat dhe zhvillimet e industrisë. Shfaqja e kreativitetit, aftësive analitike dhe pasionit për lojërat në qasjen tuaj ndaj marketingut do t’ju veçojë në këtë fushë.

BURIMET

LIBRAT

  • “Jab, Jab, Jab, Right Hook” – Gary Vaynerchuk
  • “Contagious: How to Build Word of Mouth in the Digital Age” – Jonah Berger
  • “Everybody Writes” – Ann Handley
  • “The Art of Social Media: Power Tips for Power Users” – Guy Kawasaki, Peg Fitzpatrick
  • “Hacking Growth” – Sean Ellis, Morgan Brown

INDIVIDËT

  • Gary Vaynerchuk (@garyvee)
  • Neil Patel (@neilpatel)
  • Rand Fishkin (@randfish)
  • Mari Smith (@MariSmith)
  • Ann Handley (@MarketingProfs)

Si duket një intervistë për këtë pozicion?

Lajme

Platforma unike digjitale për orientim profesional në sektorin e video lojërave është lokalizuar në tre gjuhë të tjera, me një version shtesë të destinuar për përdoruesit nga i gjithë rajoni!
MENAXHER I RRJETEVE SOCIALE // MARKETINGU //
MENAXHER I RRJETEVE SOCIALE // MARKETINGU //