Specialist i blerjes së përdoruesit

Specialisti i Blerjeve të Përdoruesve është përgjegjës për rritjen e përdoruesve përmes strategjive efektive të marketingut dhe reklamimit. Ata bashkëpunojnë ngushtë me ekipin e Marketingut dhe ekipin e Produktit për të zhvilluar dhe impementuar fushata në mënyrë që të tërheqin përdoruesit në kanale të ndryshme, si rrjete sociale, dyqane dixhitale, platforma reklamimi në internet dhe përmes partneriteteve me influencers. Qëllimi përfundimtar është tërheqja e lojtarëve të rinj dhe optimizimi i proçesit të blerjes për të maksimizuar numrin e përdoruesve që shndërrohen në lojtarë të angazhuar.


Specialisti i Blerjeve të Përdoruesve kryen kërkime të gjera tregu dhe analizon të dhënat e përdoruesit për të identifikuar audiencat e synuara dhe demografinë e synuar. Ata menaxhojnë dhe optimizojnë fushatat reklamuese, krijojnë sisteme për gjurmimin e performancës dhe monitorojnë matësit kryesor në mënyrë që të matet efektiviteti i strategjive të ndryshme të marketingut.
Ata vlerësojnë dhe rregulojnë vazhdimisht fushatat bazuar në të dhënat e mbledhura për të siguruar shpërndarjen më efikase të burimeve dhe kthimin më të lartë nga investimi. Ata qëndrojnë të përditësuar mbi tendencat e fundit të industrisë dhe analizën e konkurrentëve, kjo është arsyeja pse ata gjejnë qasje inovative për lojtarët e rinj. Për shkak të ekspertizës së tyre në analizën e të dhënave dhe strategjitë e marketingut, ata luajnë një rol jetjësor në suksesin e videolojës, duke nxitur rritjen e përdoruesve dhe duke siguruar që loja të arrijë në mënyrë efektive audiencën e saj të synuar.

MJETET

Google Analytics

Facebook Ads Manager

Google Ads

App Annie

Adjust

Unity Analytics

Kochava

Chartboost

Adobe Photoshop

BASHKËPUNIMI ME EKIPE TË TJERA

Specialisti i Blerjeve të Përdoruesve bashkëpunon ngushtë me pozicione të tjera të ndryshme në industrinë e lojërave. Kryesisht, kjo përfshin ekipin e Marketingut, në mënyrë që ata të mund të ofrojnë udhëzime adekuate për ekipet e Marketingut dhe Artit dhe të implementojnë fushata marketingu së bashku me ta. Për më tepër, bashkëpunimi përfshin partneritete me influencers, shtrirje në mediat sociale dhe iniciativa të tjera reklamuese. Ata gjithashtu punojnë me ekipin e Produktit për të siguruar që veçoritë dhe përditësimet e lojës janë në përputhje me strategjinë e blerjes së përdoruesit dhe se përvoja e përdoruesit është e optimizuar për lojtarët e rinj. 

Specialisti i Blerjeve të Përdoruesve  gjithashtu bashkëpunon me Analistët e të Dhënave për të kuptuar sjelljen e përdoruesit dhe për të optimizuar proçesin e blerjes. Për më tepër, ata shpesh bashkëpunojnë me partnerë të jashtëm për të siguruar që vendimet për reklamat të arrijnë audiencën e duhur.

AFTËSITË

Në varësi të vjetërsisë, ky pozicion pritet të jetë në gjendje të zotërojë, të bëjë dhe të japë sa vijon:

AFTËSI TË VËSHTIRA

  • Analiza e të dhënave
    • është i aftë në nxjerrjen e njohurive nga të dhënat e përdoruesit, kryerjen e testimit A/B dhe analizimin e treguesve kryesorë të performancës (KPI).
  • Njohuri për marketingun dixhital
    • kupton parimet dhe strategjitë e marketingut dixhital, teknikat e optimizimit të fushatës si dhe gjurmimin e konvertimit.
  • Mjetet e gjurmimit dhe analitikës së performancës
    • përdor analitikën për të gjurmuar performancën e fushatës, për të matur KPI-të dhe për të fituar njohuri praktike për optimizimin e fushatës.

AFTËSI TË BUTA

  • Mendimi analitik
    •  interpreton të dhënat, identifikon modelet  e përsëritura dhe merr vendime bazuar tek to, analizon performancën e fushatës, sjelljen e përdoruesve dhe tendencat e tregut.
  • Komunikimi dhe bashkëpunimi
    • artikulon strategji, gjetje dhe rekomandime, komunikon qartë dhe në mënyrë koncize.
  • Përshtatshmëria dhe kreativiteti:
    • qëndron i përditësuar me tendencat, platformat dhe teknikat e fundit të marketingut dhe është i gatshëm të përshtatë strategjitë në përputhje me rrethanat.

PËRVOJA

Në varësi të vjetërsisë, ky pozicion pritet të jetë në gjendje të zotërojë, të bëjë dhe të japë sa vijon:

Junior

  • Ndërton fushata reklamuese, krijon materiale reklamuese, gjurmon performancën e fushatës dhe kryen analiza bazë të matësve kryesor.
  • Kryen kërkime bazë në lidhje me tregun, analizon lojërat konkurrente, identifikon audiencën e synuar, mbledh dhe sintetizon informacion nga burime të ndryshme.
  • Ndihmon në detyrat bazë të analizës së të dhënave, të tilla si nxjerrja dhe organizimi i të dhënave, llogaritjet bazë dhe krijimin e raporteve ose vizualizimeve.
  • Merr pjesë aktive në diskutimet e ekipit, ofron ide dhe mbështetje, merr komente dhe mëson nga të tjerët, është i gatshëm të ndihmojë me detyra të ndryshme.

Medior

  • Zhvillon dhe zbaton strategji gjithëpërfshirëse të blerjes së përdoruesve, analizon tendencat e tregut, identifikon audiencën e synuar dhe formulon plane efektive për fushatën.
  • Kryen analiza të thella të fushatave që kanë të bejnë me blerjet e përdoruesve, kupton analizën statistikore, testimin A/B dhe teknikat e vizualizimit të të dhënave, analizon segmentimin.
  • Koordinon punën me ekipet e marketingut dhe kreativitetit, zhvilluesit dhe analistët e të dhënave për të harmonizuar strategjitë dhe për të optimizuar performancën e fushatës.
  • Qëndron i informuar për tendencat e fundit të industrisë, teknologjitë dhe praktikat më të mira, duke përshtatur qasjen e tyre në mënyrë që të shfrytëzohen mundësi të reja.

Senior

  • Zotëron aftësi të planifikimit strategjik dhe udhëheqjes, zhvillon strategji gjithëpërfshirëse dhe afatgjata për blerjen e përdoruesve në përputhje me objektivat e përgjithshme të biznesit.
  • Kryen analiza komplekse të të dhënave të sjelljes së përdoruesit dhe identifikon mundësitë për optimizimin e fushatës, mat ndikimin e kanaleve të ndryshme të marketingut.
  • Krijon dhe mban marrëdhënie me partnerë të jashtëm, negocion dhe menaxhon partneritete për të rritur blerjen e përdoruesve dhe për të zgjeruar shtrirjen e rritjes.
  • Qëndron I përditësuar me tendencat e industrisë, eksperimentet me teknologjinë dhe qasje të reja, zhvillon strategjitë  tradicionale të blerjes së përdoruesve.
SPECIALIST I BLERJES SË PËRDORUESIT // MARKETINGU //
SPECIALIST I BLERJES SË PËRDORUESIT // MARKETINGU //

ARSIMI

Nëse jeni të interesuar për një karrierë në marketing brenda industrisë së lojërave, një diplomë në marketing, komunikim ose biznes me fokus në mediat dixhitale dhe argëtim mund t’ju sjellë benefite. Kërkoni programe edukative që mbulojnë tema të tilla si strategjitë e marketingut dixhital, marketingu i mediave sociale, brendim, kërkim tregu dhe sjellja e lojtarëve. Të kuptuarit e aspekteve unike të tregut të lojërave, duke përfshirë demografinë e lojtarëve, tendencat dhe preferencat, është thelbësore për zhvillimin e fushatave efektive të marketingut. Kurset që ofrojnë përvojë praktike me mjetet e marketingut dixhital, platformat analitike dhe softuerin e menaxhimit të fushatave do t’ju japin aftësi praktike të rëndësishme për rolet e marketingut në industri.

Përveç arsimit formal, fitimi i përvojës praktike përmes praktikave të punës ose pozicioneve fillestare, veçanërisht në fushën e videolojërave ose argëtimit, mund të jenë shumë të vlefshmepër ju. Kërkoni mundësi për të punuar me kompanitë për të fituar njohuri mbi industrinë dhe për të ndërtuar një portofolio fushatash dhe projektesh marketingu. Njohja me profesionistë të industrisë dhe pjesëmarrja në evente dhe konferenca do t’ju ndihmojë gjithashtu të qëndroni të informuar për tendencat dhe zhvillimet e industrisë. Shfaqja e kreativitetit, aftësive analitike dhe pasionit për lojërat në qasjen tuaj ndaj marketingut do t’ju veçojë në këtë fushë.

BURIMET

LIBRAT

  • “Hooked: How to Build Habit-Forming Products” – Nir Eyal
  • “Traction” – Gabriel Weinberg, Justin Mares
  • “The Lean Startup” – Eric Ries
  • “Growth Hacker Marketing” – Ryan Holiday
  • “Data-Driven: Creating a Data Culture” – Hilary Mason, DJ Patil

INDIVIDËT

  • Eric Seufert (@eric_seufert)
  • Gabe Kwakyi (@gabe_kwakyi)
  • Peggy Anne Salz (@peggyanne)
  • Thomas Petit (@thomasbcn)
  • Andrea Swan (@andreaaswan)

Si duket një intervistë për këtë pozicion?

Lajme

Platforma unike digjitale për orientim profesional në sektorin e video lojërave është lokalizuar në tre gjuhë të tjera, me një version shtesë të destinuar për përdoruesit nga i gjithë rajoni!
SPECIALIST I BLERJES SË PËRDORUESIT // MARKETINGU //
SPECIALIST I BLERJES SË PËRDORUESIT // MARKETINGU //