APLIKIMI
Për të aplikuar për rolin e System Designer, zakonisht duhet të keni një kombinim të caktuar të arsimit dhe aftësive, si dhe një portofolio të shkëlqyer që demonstron aftësitë tuaja në dizajn. Punëdhënësit shpesh kërkojnë një diplomë në dizajnin e lojërave, shkenca kompjuterike ose një fushë të ngjashme, sepse ky lloj profili arsimor nënkupton që ju keni njohuritë bazë të parimeve të zhvillimit të lojës. Përveç kësaj, mund të përfitoni nga kurse ose certifikime të specializuara në fusha të tilla si dizajni i lojërave, media interaktive ose programimi kompjuterik.
Përsa i përket aftësive, njohuritë e gjuhëve të programimit që lidhen me zhvillimin e lojërave, të tilla si C++, C# ose Python, janë thelbësore. Aftësitë e mira matematikore dhe analitike janë gjithashtu të nevojshme për dizajnin dhe balancimin efektiv të sistemit. Ju duhet të njiheni me plaformat e zhvillimit, si Unity ose Unreal Engine, dhe të keni përvojë praktike në implementimin e mekanikës në këto mjedise. Njohiuria gjithëpërfshirëse në psikologjinë e lojtarëve, mekanikave të angazhimit dhe aftësisë për të përshtatur dizajnet bazuar në komentet e lojtarëve janë tipare të vlerësuara që duhet të demonstroni. Një portofolio i mirëorganizuar dhe tërheqës vizualisht që demonstron aftësinë tuaj për të konceptuar, dizenjuar dhe implementuar sisteme është shpesh një komponent kyç i një aplikimi. Ai duhet të përmbajë përshkrime të hollësishme të projekteve në të cilat keni punuar, sistemeve që keni dizenjuar dhe ndikimin e tyre në eksperiencën e përgjithshme të lojërave.
INTERVISTA
Në një intervistë për rolin e System Designer, mund të prisni një kombinim të vlerësimeve teknike, skenarëve të zgjidhjes së problemeve dhe një diskutim të filozofisë suaj në lidhje me dizajnin. Përveç Rekrutuesit, intervista shpesh ndiqet nga Game Designers, por Programuesit dhe Artistët gjithashtu mund të jenë aty. Ata mund t’ju paraqesin sfida hipotetike, duke ju kërkuar të artikuloni se si do t’i qaseni projektimit të sistemeve specifike dhe të shpjegoni procesin tuaj të të menduarit pas vendimeve kryesore. Ata mund të kontrollojnë të kuptuarit tuaj të mekanikave, aftësinë për të balancuar lojën dhe njohuritë e mjeteve relevzante dhe gjuhëve të programimit. Përveç kësaj, ata mund të pyesin për përvojat e kaluara, duke ju kërkuar të ndani shembuj të dizajnit të suksesshëm të sistemit ose raste kur ju është dashur të përmirësoni mekanikën ekzistuese. Procesi i intervistës mund të përfshijë gjithashtu një rishikim të portofolios për të vlerësuar detajet dhe shumëllojshmërinë e projekteve tuaja. Pyetjet më të zakonshme gjatë intervistës janë:
- A mund të përshkruani një sistem loje që keni dizenjuar në të kaluarën dhe ndikimin që ka pasur në eksperiencën e përgjithshme të lojës
- Si i qaseni balancimit të mekanikave që synojnë t’u sigurojë lojtarëve një eksperiencë sfiduese por të këndshme.
- Si mbeteni të përditësuar me tendencat e industrisë dhe teknologjitë e reja në dizajnimin e lojërave?
- A mund të na kaloni nëpër procesin e implementimit të sistemit tuaj nga konceptualizimi në ekzekutimin përfundimtar duke përdorur Unity/Unreal Engine?
- Si i trajtoni komentet kur përballeni me opinione të kundërta?
-
DETYRA TEKNIKE
Detyra teknike për një System Designer zakonisht përfshin vlerësimin e aftësisë suaj për të përkthyer konceptet e dizajnit në sisteme praktike të cilat mund të zbatohen. Mund t’ju jepet një skenar ose problem specifik në lidhje me ndonjë mekanik, progresion ose ekuilibër dhe t’ju kërkohet të specifikoni se si do t’i qaseni dizajnit dhe implementimit të një zgjidhjeje. Detyra mund t’ju kërkojë të diskutoni aspektet teknike të sistemit të propozuar, duke përfshirë përdorimin e gjuhëve të skriptimit, algoritmeve ose mjeteve të tjera relevante brenda platformave më të përdorura të zhvillimit.
Në disa raste, mund t’ju kërkohet të bëni një ushtrim praktik ose të jepni fragmente kodi për të demonstruar aftësitë tuaja programuese. Kjo mund të përfshijë detyra të tilla si krijimi i një prototipi për një sistem specifik, zbatimi i mekanikave ose zgjidhja e sfidave teknike brenda një afati kohor të caktuar. Qëllimi është të vlerësohet jo vetëm njohuria juaj teorik e dizajnit të sistemit, por edhe aftësia juaj për ta zbatuar atë njohuri në një skenar praktik, të botës reale. Detyra teknike vlerëson aftësitë tuaja për zgjidhjen e problemeve, kodimin dhe qasjen për tejkalimin e sfidave në kontekstin e zhvillimit të lojës.