UI Artist

Një artist i UI (user interface) është përgjegjës për krijimin e elementeve grafike dhe vizuale të ndërfaqes së përdoruesit (GUI) që shfaqen në ekran ndërsa luan një lojë. Ata punojnë ngushtë me Dizajnerat dhe Programuesit për të siguruar që ndërfaqja të jetë tërheqëse vizualisht, e lehtë për t’u përdorur dhe në përputhje me stilin e përgjithshëm artistik të lojës. Një dizajner UI duhet të ketë njohuri solide të parimeve të dizajnit të eksperiencës qe do të ketë përdoruesi dhe të jetë në gjendje të krijojë ndërfaqe intuitive që e udhëheqin lojtarin përmes lojës pa e shpërqendruar atë nga vetë loja.

 

Përveç krijimit të elementeve vizuale të ndërfaqes së përdoruesit, një Artist UI punon gjithashtu në funksionalitetin e ndërfaqes. Kjo përfshin dizenjimin e menuve, HUD-ve (head-up display), hartave dhe elementeve të tjera që lejojnë lojtarët të ndërveprojnë me lojën. Ata duhet të jenë në gjendje të mendojnë në mënyrë kreative në mënyrë që të gjejnë zgjidhje inovative për problemet komplekse të ndërfaqes dhe shpesh bashkëpunojnë me artistë, programues dhe dizajnera të tjerë për të siguruar që produkti përfundimtar të jetë në një linjë. Një Artist UI luan rol kyç në krijimin e një përvoje të këndshme për lojtarët.

MJETET

Adobe Photoshop

Adobe Illustrator

Adobe After Effects

Sketch

InVision Studio

Figma

Unity

Unreal Engine

Autodesk Maya

BASHKËPUNIMI ME EKIPET E TJERA

Roli i UI kërkon bashkëpunim të ngushtë me pozicione të tjera në industrinë e video lojërave. Ata kryesisht bashkëpunojnë me Dizajnerët sepse prej tyre marrin dokumente të dizajnit të lojërave të cilat do të drejtojnë punën e tyre. Ata gjithashtu bashkëpunojnë me Programuesit për të siguruar që dizajni të zbatohet në zhvillimin e lojës. Përveç kësaj, ata mund të punojnë me Sound Designers për të krijuar elementë audio për ndërfaqen, të tilla si klikimet e butonave dhe tingujt e menusë.

 

Dizajneri UI  gjithashtu bashkëpunon me artistë të tjerë për të siguruar që ndërfaqja të jetë në përputhje me stilin e përgjithshëm artistik të lojës. Ata bashkëpunojnë me Dizajnerat 3D për të krijuar elementë 3D, të tilla si ikona ose butona, që mund të përdoren në ndërfaqe. Ata gjithashtu bashkëpunojnë me Concept Artists për të krijuar konceptet e lojës dhe me Animatorë për të krijuar elementë të animuar animuar për ndërfaqen. Në konkluzion, roli i Artistit UI përfshin bashkëpunimin e ngushtë me pozicione të shumta në industrinë e lojërave për të krijuar një përvojë kohezive për përdoruesit.

AFTËSITË

Në varësi të vjetërsisë, ky pozicion pritet të jetë në gjendje të zotërojë, të bëjë dhe të japë sa vijon:

AFTËSI TË VËSHTIRA

  • Aftësitë e dizajnit grafik:
    • ka njohiru të forta të parimeve të dizajnit grafik, duke përfshirë tipografinë, teorinë e ngjyrave dhe kompozimin.
  • Aftësitë e dizajnit UX:
    • kupton se si përdoruesit ndërveprojnë me një ndërfaqe, çfarë e bën një ndërfaqe intuitive dhe të lehtë për t’u përdorur.
  • Aftësitë teknike:
    • mund te punojë brenda kufizimeve teknike të platformave te zhvillimit të lojës dhe të bashkëpunojë në mënyrë efektive me Programuesit.

AFTËSI TË BUTA

  • Bashkëpunimi:
    • punon në mënyrë efektive me të tjerët, merr komente dhe mendime dhe i përfshin ato në dizajn, u jep komente konstruktive të tjerëve.
  • Kreativiteti:
    • mendon jashtë kornizës në mënyrë që të gjejë zgjidhje inovative për të ndërlidhur problemet e dizajnit.
  • Sy për detaje:
    • siguron që të gjithë elementët e ndërfaqes të jenë të qëndrueshme, tërheqëse vizualisht dhe funksionale, duke kuptuar dhe korrigjuar gabimet si dhe mospërputhjet e mundshme të dizajnit.

PËRVOJA

Në varësi të vjetërsisë, ky pozicion pritet të jetë në gjendje të zotërojë, të bëjë dhe të japë sa vijon:

Junior

  • Ndjek udhëzimet e dizajnit dhe i përkthen ato në një dizajn ndërfaqeje që është në përputhje me stilin e përgjithshëm artistik të lojës.
  • Është i aftë në përdorimin e softuerit të përpunimit të imazhit dhe ka njohuri bazë të gjuhëve të programimit dhe platformave të zhvillimit të lojërave.
  • Merr komente dhe i zbaton ato në dizajn, është i hapur për të mësuar nga anëtarë më me përvojë të ekipit dhe është i mirëkuptues ndaj kritikave konstruktive.
  • Bashkëpunon me anëtarët e tjerë të ekipit, komunikon në mënyrë efektive, bën pyetje kur është e nevojshme dhe punon me të tjerët për të krijuar një produkt përfundimtar koheziv.

Medior

  • Krijon nga fillimi dizajnin e ndërfaqes së përdoruesit në mënyrë që të jetë tërheqës vizualisht, i lehtë për t’u përdorur dhe të udhëzojë lojtarët nëpërmjet karakteristikave dhe funksioneve të lojës.
  • Ofron udhëzime për të junior-at, jep komente për punën e tyre, u përgjigjet pyetjeve dhe i ndihmon ata të zhvillojnë aftësitë e tyre.
  • Bashkëpunon në mënyrë efektive me të tjerët, pranon komente dhe i zbaton ato në hartimin e punës, u jep komente dhe mendime konstruktive të tjerëve.
  • Punon në shumë projekte njëkohësisht, duke i dhënë përparësi detyrave dhe duke siguruar që të gjitha projektet të përfundojnë në kohë dhe me një standard të lartë cilësie.

Senior

  • Drejton procesin e krijimit të ndërfaqes së përdoruesit, Ka vizionin e dizajnit që do të realizohet dhe siguron që ai të përputhet me qëllimet e lojës, krijon dizajne inovative që përmirësojnë ekspriencën e lojtarit.
  • Mentoron të tjerët, ofron udhëzime dhe mbështetje për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të avancojnë karrierën e tyre.
  • Bashkëpunon në mënyrë efektive me ekipet e tjera, komunikon qartë vizionin e dizajnit dhe studion duke dhënë mënyra se si ndërfaqja mund të rrisë angazhimin e lojtarëve.
  • Sjell risi dhe punon me tendencat dhe teknikat bashkëkohore të dizajnit UI, eksperimenton me mjete dhe teknologji të reja dhe ndan me të tjerët njohuritë e tij.
UI ARTIST // ARTI TEKNIK //
UI ARTIST // ARTI TEKNIK //

ARSIMI

Nëse jeni të interesuar për një karrierë në artin teknologjik në industrinë e lojërave, keni nevojë për një kombinim të artit dhe edukimit teknik. Mund të filloni duke marrë një diplomë ose duke përfunduar një kurs në shkenca kompjuterike, grafikë kompjuterike, zhvillimin e lojërave ose një fushë të ngjashme. Njohuri të gjuhëve të programimit si C++, Python ose gjuhët Shader (të tilla si HLSL ose GLSL) janë thelbësore për këtë rol, pasi shpesh do të punoni me instrumente, procese pune dhe optimizime që kërkojnë që ju të keni aftësi shumë të mira kodimi. Përveç kësaj, kurset në dizajn 3D, animacion dhe të paturit të një përvoje profesionale artistike do t’ju ofrojnë atë cfarë është e nevojshme për një bashkëpunim efektiv me artistë dhe zhvillues.

 

Për t’u dalluar nga të tjerët, merrni parasysh trajnimet ose certifikatat e specializuara në platformat e zhvillimit të lojërave dhe softuerët e përdorur në industri, si Unreal Engine, Unity, Autodesk Maya ose Houdini. Mësoni instrumente dhe teknika për gjenerimin procedural të të dhënave, paraqitjen në kohë reale, zhvillimin e shaderit dhe strategjitë e optimizimit. Ndërtimi i një portofolio që shfaq ekspertizën tuaj teknike (p.sh. zhvillimi i instrumentave, shader-at, përmirësimet e rrjedhës së punës) dhe sensibiletin tuaj artistike (p.sh. manipulimi i personazheve, konfigurimet e animacionit, efektet vizuale) do të jenë çelësi për të demonstruar aftësitë tuaja tek punëdhënësit e mundshëm. Për më tepër, fitimi i përvojës praktike përmes praktikave të punës, projekteve freelance ose zhvillimit të lojërave personale do të rrisë më tej aftësitë tuaja dhe njohuritë për industrinë, duke ju ndihmuar të shkëlqeni në fushën e artit teknologjik.

BURIMET

LIBRAT

  • “Don’t Make Me Think” – Steve Krug
  • “The Design of Everyday Things” – Don Norman
  • “The Elements of User Experience” – Jesse James Garrett
  • “Designing Interfaces” – Jenifer Tidwell
  • “Seductive Interaction Design” – Stephen Anderson

INDIVIDËT

  • Tadashi Sudo (@tadashisudo)
  • Jessica Walsh (@jessicavwalsh)
  • Scott Belsky (@scottbelsky)
  • Vitaly Friedman (@smashingmag)
  • Ash Thorp (@ashthorp)

Si duket një intervistë për këtë pozicion?

Lajme

Platforma unike digjitale për orientim profesional në sektorin e video lojërave është lokalizuar në tre gjuhë të tjera, me një version shtesë të destinuar për përdoruesit nga i gjithë rajoni!
UI ARTIST // ARTI TEKNIK //
UI ARTIST // ARTI TEKNIK //